Mediu takim në Vlorë: Rama nuk do ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve, prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet

Hënë, 09 November 2020 13:33

Kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi sot një tkaim me strukturat në Vlorë. Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve.

“Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve. Jeta ështe e pasigurtë dhe lidhjet e krimit me qeverinë dominojnë mbi çdo gjë.

 

Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit. Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj Europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës.

Largimi masiv i të rinjve, profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve, prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.” u shpreh Mediu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...