Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një video, të qytetarëve që shkatërruan Murin e Berlinit, 31 vjet më parë.
Meta shprehet se në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, është koha të bashkohemi me vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Europës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar