Diplomati i njohur, Agim Nesho, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se Gjykata Speciale në Kosovë duhej pranuar me disa kufizime. “Ne kemi një ndjenjë servituti ndaj të huajve,” tha ai.
“Sot ka qenë dita më e trishtueshme për të gjithë ne, kur sheh se si nëpërkëmbet me skenare monstruozë e drejta historike e një kombi të nëpërkëmbur,” tha Nesho.
Sipas tij, akuza më e rëndë ishte ajo që e sheh UÇK si një grup të strukturuar kriminal. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për akuza individuale.
“Akuza më monstruoze ishte akuza për një grup të strukturuar. Kjo nuk ka qenë në diskutimet për ngritjen e gjykatës,” tha ai.
“Ky është precedenti Tadiç, që duke i futur në një organizatë kriminale të gjithë, fajëson edhe ata që nuk dinë gjë. Ky është një thjeshtëzim për prokurorët që të mos dalin pa gjë nga kjo çështje.
Na u duk si një gjykatë serbe, jo si gjykatë shqiptare,” tha Nesho