Kryemadhi: Çështja e naftëtarëve zgjidhet që nesër, ka mundësi që 25 prilli të jetë nesër

Tuesday, 10 November 2020 22:15

 

Cështja e naftëtarëve por dhe të gjitha cështjet e tjera, zgjidhen brenda një ditë nëse ka vullnet politik. Kështu u shpreh në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo tha se nëse zgjedhjet e 25 prillit do të ishin nesër problemi i naftëtarëve por dhe banorëve të prekur nga tërmeti do të zgjidheshin shumë shpejt.

‘Qoftë çështja e punëtorëve të Rafinerisë së Ballshit, qoftë çështja e banorëve të dëmtuar nga tëërmeti që nuk po ju thonë çfarë po bëjmë. Ne të gjithë ecim deri në momentin deri sa kamera e Edi Ramës xhiron. Gjithë kjo situatë dramatike zgjidhet deri sa kamera bën rekord, në momentin që kamera fiket fatkeqësitë dhe hallet e tyre vazhdojnë. Këtu çdo gjë bëhët për imazhin e një kryeminsitri në ikje. Për mua si Monikë ka mundësi që problematika e tyre të zgjidhet që nesër. Ka mundësi që 25prilli të jetë që nesër. Në kohën e kryeministrit Ilir Meta, punëtorët e Ballshit pagat e tyre ishin shumë të larta, sot me Edi Ramën kryeministër nuk marrin rrogat nafta vidhet dhe shitet, kalon bruto nga Shqipëri në Itali.

 

Rafineria e Ballshit do vetëm naftën e Fushë-Marinëz, ku inxhinierët thanë që jo vetëm prodhojnë cilësinë e naftës por dhe 22 nënprodukte të tjera, kjo do të thotë rikthim të shpresës.
Ne si LSI shquhemi si parti e të rinjve dhe të rejave, shquhemi si parti pavarësisht gabimeve i kemi dhënë hapësira figurave të reja. Sot problematikat i zgjidhin vetë shqiptarët duke votuar për fëmijët e tyre, duke marrrë fatet e tyre mund të ndalojnë këtë fatkeqësi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...