Korrupsioni i kryebashkiakut te Gramshit dhe heshtja e prokurorise

E mërkurë, 11 November 2020 10:52

 

Abuzim me tenderat dhe korrupsioni mes kryetarëve të bashkisë dhe zyrtarëve të lartë kohët e fundit po del shumë hapur.

Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Burimet thone se kryebashkiaku është marrë në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në Prokurime dhe tendera, ku ka dyshime për abuzime.
Prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të një firme për shkelje të barazisë në tendera për rrugë të ndërtuarame fondet e Bashkisë së Gramshit.

Abuzimet me tendera, nepotizëm, korrupsionin, dallaveret, shkeljet dhe abuzimet me ligjin janë fenomen i zakonshëm nga ana e Kryetarit të Bashkise.Tashmë në Prokurorinë e Elbasanit janë depozituar 5 çështje,4 tendera korruptive në ngarkim të Klodian Taçes për Korrupsionin e tij. Por çfarë ndodhi? Prokuroria thirri njëherë para ca ditësh Kryetarin e Bashkisë dhe papritur “heshtje varri”. Të nesërmen e kësaj ngjarje “një misionar ambicioz”që kërkon të shuaj çdo ambicie të të rinjve në Gramsh, i vëllai i Kryeprokurorit, vrapoi të vinte në Gramsh, zhvilloi bisedime sekrete me Kryetarin e Bashkisë, duke i përcjellë mesazhin “se koka e Titanit ishte në dorën e Besnikut”. Kjo është ‘Rilindja’ dhe vetingu i Edi Ramës.

Korrupsion, Mashtrim, Pengmarrje.Prokuroria hesht, Po SPAK pse hesht?

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 11 November 2020 10:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...