Basha pas takimit me qytetarët që kaluan COVID-19: Edi Rama lan duart me statistika të rreme, plani ynë ofron zgjidhje

E mërkurë, 11 November 2020 15:50

Kreu i PD, Lulzim Basha pasi dëgjoi rrëfimet e qytetarëve që kaluan COVID-19 ka akuzuar Edi Ramën për mungesën e mbështetjes dhe ndihmës për pacientët dhe shqiptarët.

Basha thotë se Rama lan duart me statistika të rreme ndërkohë që për shëndetësinë s’ka para kurse për shqiptarët as mbështetje e as ndihmë.

Lideri i opozitës thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë, më shumë teste, më shumë zgjidhje. Ai garanton se së bashku shqiptarët do e mposhtin COVID-19 dhe do e kthejnë shpresën tek e ardhmja.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Gjatë takimit me në grup qytetarësh dëgjova rrëfimet e përballjes së tyre me COVID-19.
Si Muharremi, Amarda, Aldi, Fahrija apo Xhemilja janë dhe shumë shqiptarë të tjerë që u mohohet ose u vonohet testimi, u jepen tepër vonë përgjigjet, duke i dhënë kohë sëmundjes të përparojë me pasoja fatale për shëndetin. Të gjithë qytetarët e infektuar, pa dallim i blejnë vetë barnat, që i kalojnë disa herë të ardhurat mujore të familjeve të tyre.
Spitalet janë plot, mjekët dhe infermierët të paktë, të stërlodhur dhe të pambrojtur, pajisjet dhe medikametet të pamjaftueshëm.
Edi Rama lan duart me statistika të rreme. Për shëndetësinë, qeveria e tij s’ka para. Për shqiptarët, ajo s’ka asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Për oligarkët dhe mafian e plehrave, paratë e buxhetit nuk mbarojnë.
800 milionë lekë i dha vetëm këtë javë nga buxheti inceneratorit të Elbasanit. 120 milionë euro ka ndarë Edi Rama për PPP-të në buxhetin e vitit tjetër. Asnjë lek për pandeminë.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me COVID që kurohen në shtëpi.
Bashkë do ta mposhtim këtë të keqe, shërojmë Shqipërinë e do ta kthejmë shpresën e shqiptarëve tek e ardhmja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...