Mjeku rrëzon live propagandën e Ramës: Ka aparatura në spital që shkatërrojnë sistemin nervor të pacientëve

E Enjte, 12 November 2020 08:43

 

Këtë të mërkurë në “Open” te Eni Vasili disa mjekë të njohur dhe ministrja e Shëndetësisë diskutuan në lidhje me infektimet e shumta nga Covid-19.

Por ajo që bëri jehonë nga ky emision mbetet dëshmia e mjekut të njohur Arian Mezini, i cili tha se në spitale nuk ka kushte, sepse ka mbi 4 apo 5 veta të sëmurë me koronavirus në dhoma dhe kjo kërkon vënien në punë të spitaleve të tjera, pasi nuk është normale që të rrinë kaq shumë të sëmurë bashkë.

E megjithatë ajo çka tha më pas mjeku Mezini ishte shkatërruese për krejt konferencën e shtypit të kryeministrit, i cili sot sulmoi këdo, bile përmendi se disa analistë që thonë se në Tiranë po vetëvriten meqenëse zhurmat në dhoma janë të tmerrshme. Kryeministri ironizoi opozitën si dhe tha se vetëvrasjet në Tiranë janë normale dhe nuk vijnë nga kushtet në spitale. Rama mohoi se nuk ka asnjë zhurmë në dhomat e të sëmurëve me Covid-19, por vjen si shpikje e Lulit, Monës dhe Ilirit.
Ishte mjeku Arian Mezini që tha në Open se nuk kemi aparatura në spital, se ka pajisje të tmerrshme që uturojnë sikur po ulet avion në pistë gjithë zhurmë aq sa shkatërron nervat e të sëmurëve.
U kundërshtua mjeku Mezini nga një drejtues shëndetësie në studio, por Mezini tha se “a e di unë që jam 24 orë në spital apo ju e drejtuesit tuaj?!”.

Ajo çka tha mjeku Arian Mezini, realisht me kurajo civile, rrëzon krejt konferencën e sotme të shtypit të kryeministrit, që deklaroi sot, siç pohuam se nuk ka pajisje me zhurmë në spitale, pasi i kemi të gjitha të reja.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...