Raporti i BERZH: Shqipëria përkeqëson qeverisjen në 2020, rritet korrupsioni dhe informaliteti, ulet eficienca e gjykatave

E Enjte, 12 November 2020 10:48

 

Ndonëse Shqipëria prej disa vitesh po përpiqet që të kryejë reformën në drejtësi, që pritet të ulë korrupsionin dhe të përmirësojë qeverisjen, kjo nuk duket të ketë ndodhur, të paktën deri tani, përkundrazi.

Raport i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim (BERZH) i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik. Në këtë raport, BERZH mat indeksin e vlerësimit të cilësive të tranzicionit (“assessments of transition qualities” – ATQ), për 6 tregues, konkurrueshmëria, mirë-qeverisja, ekonomia e gjelbër, gjithëpërfshirja, rezistenca, integrimi.

“Pikët e ATQ për qeverisjen kanë rënë në Shqipëri, Mongoli, Poloni, Turqi dhe Ukrainë, me përkeqësim domethënës të konstatuar në eficiencën e gjykatave (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Polonia dhe Ukraina), dhe në perceptimin e korrupsionit dhe stabilitetit politik (Shqipëria, Mongolia, Polonia, Turqia dhe Ukraina)”, thuhet në raport.

Pikët renditen nga 1 në 10, ku 10 përfaqëson nivelin më të lartë që i korrespondon standardeve të një ekonomie të qëndrueshme tregu.

Sipas vlerëimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipërisa ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europen Juglindore, pas Bosnjë Hercegovinës (3.98). Pikët më të larta në rajon për mirëqeverisjen i merr Mali i Zi (6.27).

“Pikët kanë rënë në Shqipëri|, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që masin efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin për zbatimin e rregullave”, thuhet në raport.

Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në ekonominë e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin (shiko skemën më poshtë).

Sipas raportit, gjatë periudhës 2016-20, rezultatet për efektivitetin e gjykatave dhe pavarësinë e gjyqësorit kanë rënë në shumë vende. Në të kundërt, rezultatet për qeverisjen elektronike, mbrojtja e të drejtave të pronës dhe zbatimi i kontratave janë përmirësuar në përgjithësi.

Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat anti-korrupsion, përputhjen me standardet e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...