Gjatë ditës së sotme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbajti një qëndrim kërcënues kundër ndalimit të dialogut Serbi-Kosovë, duke e krahasuar rastin me atë të konfliktit Armeni-Azerbajxhan. Një reagim të menjëhershëm ka pasur nga Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka konsideruar fjalën e homologut të saj si kërcënim për luftë.
“Unë pres që BE dhe NATO të përgjigjen ndaj këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkruan Osmani në Twitter.
Një reagim ka ardhur edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve për luftë nga presidenti serb Alekdandër Vuçiç.
Duke e cilësuar si “këlyshin e Rusisë” që po tenton bashkë me Moskën, të minojnë stabilitetin në Ballkan, por me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n, shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.
Është e turpshme deklarata e Vucic por e natyrshme po të kemi parasysh faktin se ai ishte një njeri i kabinetit te Millosheviçit . Mentaliteti i tij dhe i makinës ushtarake serbe nuk ka ndryshuar .
I panatyrshëm dhe në nivelet e tradhëtisë kombëtare është raporti i Ramës me të ne dem te Kosoves. Në 8 vitet e tij në pushtet është njeriu më rekordet më të zeza në raport me Kosovën,interesat e saj ,hapësirën e saj territoriale, sovranitetin dhe klasën politike kosovare .
Të gjithë e dimë dhe nuk ka nevojë të theksohet se Edi Rama i bën fresk Beogradit si me shpikjen e "Shtëpisë së Verdhë " që është një sajesë e shërbimit sekret serb , ashtu edhe për projektin famëkeq për copëtimin e trojeve të Kosovës.
Ministrja e jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ja dha përgjigjen edhe Edi Ramës nëpërmjet statusit të saj ,dhe aty kuptohet që Rama nuk është gjë tjetër vetëm miku dhe puthadori i kelyshit të Rusisë .