Presidenti ne sinkron me institucionet nderkombetare per PPP-te.

E Enjte, 12 November 2020 20:23

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka krituar sërish qeverinë Rama për dhënien e Partneriteteve Publike-Private pa garë dhe analizë të qartë të risqeve që i vijnë ekonomisë.

Në raportin e Tranzicionit 2019-2020, BERZH shkruan se qeveria ka dhënë PPP pa një proces transparent konkurrimi dhe pa garë. Një tjetër shqetësim që ngre BERZH është mospasja e mundësive financiare të kompanive që kanë fituar kontratat PPP:

“PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit.

Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara.”

 

Edhe më problematike, sipas Colangelit, janë rastet kur qeveria pranon ofertat e pakërkuara nga kompanitë private, të cilat në shumicën e rasteve janë kontrata jofitimprurëse për shtetin.

 

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Z.Ilir Meta, i cili siç shihet edhe në deklaratën e tij është në sinkron me institucionet ndërkombëtare përsa i përket PPP-ve

 

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Meta ka cilësuar të dhënat si “shqetësuese në një plan afatshkurtër, por që tregojnë edhe krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë”.

Sipas tij, modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, duke u fokusuar në zgjerimin e kapaciteteve portuale, të rrjetit të transportit, si dhe të transmetimit të energjisë, si dhe mbrojtjen e mjedisit që mundëson një turizëm cilësor.

Raporti parashikon një rënie me 9% të ekonomisë shqiptare, e pasur vitin e ardhshëm nga një ngritje dyshifrore.

 

Modifikuar më E Enjte, 12 November 2020 20:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...