Berisha plas bombën/"Qeveria fsheh vdekjet .Situata në Shqipëri jashtë kontrollit pasi janë rritur 40-fish infektimet.

E Enjte, 12 November 2020 21:10

Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një intervistë për ‘Çim Peka Live’ ka komentuar situatën e Covid 19 në Shqipëri.

Berisha deklaroi se në Shqipëri rritja e covid është e frikshme, dhe se në asnjë vend të botës nuk ka patur rritje 40-fish të numrit të të infektuarve.

Sipas tij qeveria vijon të fshehë numrin e personave të infektuar edhe vdekjeve në vend.

Biseda:

Gazetari: A po përdor opozita koronavirusin për propagandë politike?

 

Berisha: Respekti për ata qindra dhe mijëra të sëmuarë që dergjen sotnte të kapur nga kjo sëmundje, respekti për ata mijëra të vdekur familjet e tyre, më detyron ta injoroj totalishtpersonin në fjalë, i cili për gjuhën e përdoruur meriton çdo epitet. Do ndalem pak në zhvillimet dramatike të pandemisë në Shqipëri. Më dramatike se në çdo vend tjetër të planetit, për një arsye të vende se në krey të radhës gjeri sot gjithçka u bazua në mashtrimin, falsifikimin dhe vjedhjen. Unë u thashë shqiptarëve se në shqipëri gjendja siaps treguesve zyrtarë ëhstë e fatkatur më katastrofale se në çdo vend tjetër. Sot po lexoja në agjenci të ndryshme, Franca ka patur kulmin sot pak më shumë se në shtrimet kulmore në prill. Ndërsa në shqipëri situata ëstë jashtë ço imagjinate.

LEXO EDHE Berisha: Basha i vetmi shqiptar që mori pjesë në hartimin e dosjes kundër Millosheviçit
Gazetari: Por drejtori i OBSH në Tiranë tha se Shqipëri sot po e kalon valën e parë, pasi nuk e kaloi në pranverë nga masat e qeverisë?

Berisha: Drejtoi i OBSH-së u mashtrua ën vizitën e tij. Ai do bënte mirë të dëgjonte dhe zëra të tjerë. Nuk ka asnjë vend tjetër në planet që të ketë patur pas 6 muajsht 40 fishim të rasteve. Pra 3 ditësh rastet me infeksion të zbuluar në një ditë kanë qenë 40 herë më të shumta se sa rastet e zbuluara në mesataren ditore 3 muajt e parë të pandemisë. Por këto shifra përfaqësojnë vetëm 1/10 e ralitetit. Por me 40 herë rritje nuk ekziston në asnjë vend të botës. Unë e kam paralajmëruar shumë herë se këta po mashtrojnë në mënyrë monstruoze shifrat e vdekjeve me Covid.

Gazetari: Nga vjen rritja 40-fish?

Berisha: Është infeksioni masiv i gjeneruar nga shndërrimi i spitaleve dhe shkollave në bomba biologjike për mungesë totale të testimeve.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...