Reagon Berisha dhe nxjerr “kartolinën” për Ramën: Njeriu që nuk heq…

Premte, 13 November 2020 11:54

 


Një ditë më parë kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha duke e quajtur atë mbetje organike të papërpunueshme, ndërkohë që sot ka reaguar ish-kreu i demokratëve.

 

Në një postim në Facebook, Sali Berisha ka publikuar një fotomontazh të intervistës së Ramës në emisionin Open, të cilën e quan kartolinë për kryeministrin. Edhe Berisha në komentin e fotos, nuk ka kursyer akuzat dhe ofendimet.

“Një kartolinë me plot materie organike të patretshme për njeriun që nuk heq halën nga goja nga mëngjesi gjer në darkë!!”, shkruan Berisha.

berisha
Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Por çfarë tha Rama një ditë më parë për Sali Berishën?

“Ky është lideri yt shpirtëror. E kam sjell këtu këtë pusetë sepse është një nga shumë shembujt. Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi dhe thotë në zyrën e ndrikullës Hajri. Shiko çfarë burri, malësori, shiko çfarë edukate, mbeturine e papërpunueshme. Kjo është një foto e cila për fat të mirë është në Instagramin e ministres së Shëndetësisë më 8 mars dhe e nxjerr sikur është një foto e djeshme.

Ndajeni mendjen që fatalitetet janë të pashmangshme. Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë ndryshe ngase po ndodh në vendet e tjera.

Ish-kryeministri është një mbetje organike e papërpunueshme. Kaq! Nuk kam më asnjë fjalë për atë dhe mos ma sill më. Ai qelbet mbi dhe. Ky është zotëria. Jam shumë krenar që as nuk më ka shkuar mendja ta votoj ndonjëherë.

Shkollat do të mbyllen vetëm nëse do ta sugjerojë komiteti teknik. Komiteti teknik i ekspertëve nuk sheh sot arsye për të mbyllur shkollat”, tha Rama në emisionin Open.

Modifikuar më Premte, 13 November 2020 11:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...