Nishani: Tradhtari tallet me shqiptarët. Rakia ti merr mend, por ti kthen prapë, kokainës nuk i ikën dot

Diel, 15 November 2020 09:36

 

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ka cilësuar si të padenja fyerjet dhe talljet e Ramës sot në Vlorë me polifoninë labe dhe që ‘Halabakut bajat i duket çudi se si lebërit pinë raki, këndojnë e hedhin valle. Nishani i shkruan Ramës se ‘Rakia e kënga edhe ti merr pak mendë në gaz e hare por ti kthen prap ! Kurse kokaina dhe krimi të marrin peng e nuk ju ikën dot më!”.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit në Facebook:

 

“Tradhëtari me damkë, më i ziu në 108 vite të Shtetit Shqiptar, nga Vlora e patriotëve dhe e Flamurit , fyen e tallet me polifoninë labe, këtë Perlë të historisë e identitetit tonë kulturor.

Serbofili i Tiranës nuk e kupton se polifonia labe, lahuta e çiftelia e malësisë, janë identitet kombëtar për ne shqiptarët. Halabakut bajat i duket çudi se si lebërit pinë raki, këndojnë e hedhin valle.

Rakia e kënga edhe ti merr pak mendë në gaz e hare por ti kthen prap! Kokaina dhe krimi të marrin peng e nuk ju ikën dot më! Ky është dallimi midis dy modeleve !

Matrapazi i tokave të Kosovës dhe i detit arbëror, i konsideron vlonjatët, popullin e bregut e të gjithë Labërinë si vathë që u dërgon xhaketën e ju merr votat kur ti dojë e sa të dojë.

Labëria e Malësia, Vlora dhe e gjithë Shqipëria, do ta dërrmojnë politikisht halabakun bajat më 25 Prill !

Polifonia, e sharkia janë të vjetra sa vetë kombi e do të vazhdojnë të jenë me të.

Tradhëtari i dështuar do harrohet krejt!’

Modifikuar më Diel, 15 November 2020 15:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...