Kryemadhi takon të rinjtë në Shkodër: Rama ua ka marrë frymën të gjitheve, ai urren popullin e tij

Diel, 15 November 2020 13:17

 

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të dielë ndodhet në Shkodër, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qarku. ”Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim. Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë”,-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala

Mirësejugjeta! Fjala e Arbërit, Markos, Marjos, ishin një program që secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë e vet politike e sociale. Arbëri foli shumë qartë kur foli për arsimin profesional, mungesës së krijimit të hapësirave jo vetëm për të mësuar, por edhe praktikë. Edhe ajo që Floida, përmendi, mëso e fito. Nuk ka asnjë shkollë, në asnjë vend të botës, që nuk u krijon mundësi për praktikë në terren. Një nga problemet kryesore tonat sot është mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj arsimit. Unë nuk di ndonjë prind që fëmija i tij të mos shkollohet. Këtu kemi mbi 200-300 të reja të LSI-së, por kemi edhe 200 prindër që rrinë këtu vërdallë. Për prindërit fëmija është drita e syve, dashuri dhe dhimbje. Është çdo gjë. Sakrifica sublime për një prind është të japë jetën për fëmijën. Jeta e familjeve shqiptare është venitur. Ka prindër që nuk e lëshojnë fjalën për të thënë që nuk i çoj fëmijët në shkollë, por ka fëmijë që thonë që do e lë këtë vit shkollën, sepse do punoj në beton, në ndërtim, do ngrej tulla, do shkoj në emigrim për të sjellë lekë për babain tim

Modifikuar më Diel, 15 November 2020 13:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...