Albin Kurti kritika Ramës: Nuk thotë të vërtetën për Vuçiç

Diel, 15 November 2020 17:35

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar unitet mes Shqipërisë dhe Kosovës për cështjet madhore, e sidomos kur përballë është Serbia.

Ish-Kryeministri ka kritikuar shefin e ekzekutivit në Tiranë, Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit nuk mban qëndrime të nevojshme përkundrejt Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe se madje nuk thotë të vërtetën për këtë të fundit.

Marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Kryeministrit Rama vijojnë të mbeten në një pikë të ulët, ndërsa lideri i VV-së është shprehur në një deklaratë të fundit se shefi i ekzekutivit në Shqipëri nuk mban qëndrimin e duhur përballë Presidentit të Serbisë.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, deklaroi Kurti.

Madje Kurti thotë se Rama nuk thotë të vërtetat që duhen thënë për Vuçiç dhe se për këtë nuk gjen dot një arsye.

“Mospajtimet tona vijnë nga ky dallim, dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizoj në figurën e Millosheviqit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptarë. Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Kurti.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi më tej se Shqipëria dhe Kosova e kanë të dosmosdoshme që të mbajnë qëndrime të njëjta në raport me palë të treta.

Në mbyllje, Kurti i bëri thirrje Parlamentit të Shqipërisë, që sikurse Kosova, të votojë një rezolutë që i cilëson gjenocid, krimet e ushtrisë serbe mbi shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...