Rama mori timonin, varfëria u shtua, shqiptarët ikin

Hënë, 16 November 2020 09:09

 

Sipas një ankete të INSTAT në dhjetëvjeçarin e fundit janë larguar 360 mijë persona, ose 13 për qind e totalit të popullsisë. Fluksi më i madh i ikjeve është vënë re në pesë vitet e fundit, ku në vitin 2015 u regjistruan si azilkërkues në Evropë 67 mijë persona nga Shqipëria. Tirana mban numrin rekord të ikjeve. Brenda këtij harku kohor kanë braktisur kryeqytetin 10 për qind e familjeve, ku shumë prej tyre janë me arsim të lartë. Shqipëria po zbrazet me ritme të shpejta, dhe shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë ta braktisin vendin e tyre me gjithë familje, ku pesëvjeçari i fundit që nga viti 2015 ka pasur rritje të frikshme. Një anketë e zhvilluar nga INSTAT, dhe e siguruar nga revista monitor, jep një panoramë të qartë mbi atë çka po ndodh me emigrimin e shqiptarëve. Anketa vlerëson se që nga viti 2011 deri në vitin 2019, janë larguar 49.500 familje shqiptare, ose 6,6 për qind e totalit të vendit, rreth 2.2 për qind më shumë se dhjetë vjet më parë, 2000-2011. Duke llogaritur dhe personat që janë larguar individualisht, shifra shkon në 360 mijë persona, ose 13 për qind e popullsisë. Vetëm Tirana ka humbur sipas anketimeve 10% të familjeve në rang qarku. Raporti vëren se gjithnjë e më shumë vijon të jetë në rritje dhe emigrimi i personave më arsim të lartë. Fluksi më i lartë i largimeve ka qenë përgjatë viteve, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019 ku fluksi arriti kulmin në 2015-ën, ku u regjistruan për azil në Evropë nga Shqipëria 67 mijë persona. Shkaku kryesor që të anketuarit rendisin për emigrimin e tyre është varfëria. Më poshtë lexoni shkrimin e plotë të Monitor

Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbjen e popullsisë, për shkak të emigracionit të lartë. Edhe pas tri dekadash nga ndryshimi i sistemit, flukset emigratore janë të larta, duke e vënë perspektivën e zhvillimit të vendit në një rrugë pa krye. Shifrat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011. Rezultatet dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje vitin e kaluar (prill-korrik 2019). Anketa ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...