400 milion euro koncensione,Kryemadhi kishte të drejtë.

Hënë, 16 November 2020 11:49

Qeverisja e Edi Ramës dhe modeli i Rilindjes është kthyer në rrezikun më të madh për qytetarët shqiptarë.

Parlamenti shqiptar sot do të miratojë projektbuxhetin e vitit 2021. Ajo që bie në sy është se qeveria Rama ka në projekt për të kaluar me votën e deputetëve një shumë prej 400 milionë euro të tjera për koncesione të reja. Përveç miliardave lekë të firmosura deri tani nga kryeministri për PPP, koncensione, tenderime etj në këtë projektbuxhet, që po kalon në parlament, janë planifikuar edhe 400 milionë euro.

Në vend që kryetari i sektit mavi këto para ti përdorte për rritjen e pensionëve, pagave, rritjen ekonomike të biznesit, për rrugë, shkolla e spitale si dhe për të shtuar masat dhe blerjen e aparaturave për mjeksinë, ku Covid-19 po bën kërdinë, qeveria merret me koncesione të disa biznesmenëve të qeverisë.

Këtë e pati lajmëruar si çdo dite edhe dje kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi nga një takim me të rinjte e Shkodrës.

“Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist. E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për PS ndihet i zhgënjyer dhe si ndihet një qytetar tjetër? Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav modern të rilindjes”,- deklaroi dje nga Shkodra kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi u shpreh se regjimi i Edi Ramës është kthye në një pushtet shtypës me taksat dhe gjobat, ndërsa keqmenaxhimi i pandemisë dhe situatës kanë bërë që shqiptarët ta shohin këtë qeveri si një fatkeqësi kombëtare. “Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt. Edi Rama ua ka marrë frymën të gjithëve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat.

Qeveria eshtë kritikuar edhe nga FMN, Banka Botërore, shoqatat e biznesit si dhe nga opozita e bashkuar për borxhet e mëdha që po iu lë shqiptarëve, por kryeministri vazhdon udhën e tij të dhënies së gjithçkaje me koncesion.

Modifikuar më Hënë, 16 November 2020 11:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...