Spahiu: Me “Kasetën e Krushës”, Rama po largon vëmendjen nga problemet reale të vendit

Hënë, 16 November 2020 19:41

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, deklaron se me lajme për “kasetën e Krushës” Edi Rama dhe socialistët po mundohen të largojnë vëmendjen prej problemeve që i shqetësojnë vërtet qytetarët andej e këndej kufirit.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se shqiptarët po vuajnë çdo ditë masakrën e COVID, po vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor, pamundësinë e blerjes së ilaçeve, mungesën e mbështetjes financiare nga shteti i tyre si askund në rajon.

 

“Shqiptarët po vuajnë çdo ditë masakrën e COVID, po vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor, pamundësinë e blerjes së ilaçeve, mungesën e mbështetjes financiare nga shteti i tyre si askund në rajon. Ndërkohë prej dy javësh mediat e sponsorizuara nga qeveria, mbushur me lajme për “kasetën e Krushës” heqin vëmendjen prej problemeve që i shqetësojnë vërtet qytetarët andej e këndej kufirit. Je i larguar, i zhytur në humbjen më të thellë që një parti politike ka përjetuar në 30 vite demokraci”, deklaron në reagimin e tij, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...