Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Edi Ramës lidhur punën e tij gjatë kohës që ishte pjesë e strukturave të UNMIK në Kosovës.
“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”,- shprehet Basha në një postim në Twitter.