“A ka gjë më flagrante?”/ Berisha: Sot parlamenti shqiptar hoqi nga rezoluta fjalën “genocidi serb”?

Hënë, 16 November 2020 22:36

 

Gjatë intervistës së tij për gazetarin Alfred Lela në “Politik On”, ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse persekutorët po kthehen në viktima dhe anasjelltas, u shpreh se, nuk duhet të fajësojmë ndërkombëtarët për fajet tona.
Sipas tij, Europa dhe partnerët ishin ata që sollën lirinë në Kosovë.
Berisha shtoi edhe një fakt tjetër. Sot, sipas tij, parlamenti shqiptar hoqi termin “genocid serb” nga rezoluta.

Sali Berisha: Europa dhe partnerët na bënë njerëz të lirë ne në Kosovë. Europa dhe partnerët, Kasapin e Ballkanit, e ndrynë pas hekurave në Hagë. Por Europa dhe partnerët nuk mund të bënin shqiptarët. Nuk i thanë kurrë shqiptarëve mos hetoni krimet dhe genocidin, nuk u thanë kurrë mohoni krimet dhe genocidin. Na duhej ta mohonim se duhej të përqafoheshim me Sllobon e ri. Na duhej të mohonim që shpëtonim nga dosjet. Pra, është kollaj të akuzosh të tjerët.

A ka fakt më flagrant se sot parlamenti shqiptar heq nga rezoluta fjalën “genocidi serb”?! A ka gjë më flagrante? Bota na e ka fajin? Fajin e kemi vetë ne zotëri”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...