Ish-kolegu i Bashës në UNMIK: Marrëzi të thuhet se punoi kundër UÇK-së

Tuesday, 17 November 2020 08:42

 

Kreu i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është përfshirë në debatin për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe rolin e tij gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e UNMIK’ut.

Miftaraj ka shkruar në një postim në faqen e tij në Facebook se ndaj Lulzim Bashës po bëhet luftë politike para zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri.

“Lufta speciale ndaj Lulëzim Bashës është luftë politike para zgjedhjeve në Shqipëri në mes të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Shumë të pavërteta, shumë njollosje, shumë politikë, orkestrim dhe qerim i hesapeve personale”, shkruan ai.
Miftaraj shton se nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka punuar në UNMIK. Sipas tij, në atë kohë shumica e ndërkombëtarëve kanë pasur xhelozi ndaj Bashës derisa të njejtit thotë se ia kanë kontestuar edhe profesionalizmin.

“Prej fillimit të vitit 2005 deri në gusht 2007 kam punuar në Divizionin e Politikave Ligjore në Departament të Drejtësisë në UNMIK. Kush e din si ka funksionuar Departamenti i Drejtësisë në UNMIK, e din se ka pasur shumë luftë dhe xhelozi mes shefave të divizioneve në këtë department, shtyllës së parë të UNMIK dhe Zyrës së PSSP-së. Shumica e ndërkombëtareve në Department të Drejtësisë në UNMIK vetëm për faktin se ka qenë Lulëzim Basha shqiptar i Shqipërisë kanë pasur xhelozi të jashtëzakonshme ndaj të njejtit dhe ia kanë kontestuar në vazhdimësi profesionalizmin e tij me argumentin se i njejti është shqiptar dhe është i njëanshëm në raport me shqiptarët e Kosovës”, thotë ai.

“Të vetmen pikë që e kanë kontestuar me xhelozi të tmershme ka qenë se anon nga shqiptarët dhe kjo ndikon në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në punë. Kontributi i Bashës në formimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë dhe kalimin e kompetencave nga UNMIK ka qenë i jashtëzakonshëm. Basha për gjithçka mundet mu akuzu, ama me akuzu se ka punu kundër UÇK është marrëzi”, shkruan Ehat Miftaraj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...