Akuzat ndaj Bashës për UÇK-në, Kryemadhi: Rama merret me një gjë që nuk ekziston, do të largojë vëmendjen nga pandemia

Tuesday, 17 November 2020 12:08

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbështetur Lulzim Bashën për akuzat ndaj tij sa i përket luftës së Kosovës dhe UÇK-sëë.

Kryemadhi thotë se akuzat janë sajesa të Ramës dhe nuk ekzistojnë. Sipas saj, Rama kërkon të tërheqë vëmendjen apo ta largojë atë nga pandemia me akuzat ndaj liderit opozitare.

 

Për më tepër ajo thekson se kryeministri po merret me gjëra që nuk i takojnë politikës shqiptare në vend të merret me ato që i takojnë siç është pandemia.

 

”Basha ka qenë shumë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij në deklaratat që kanë të bëjnë në lidhje me akuzat e Ramës. Qëndrimi i LSI dhe i imi personal vazhdon të jetë i njëjtë, pa ndryshim. Lufta e UÇK-së është e drejtë e një populli për lirinë, e cila ka sakrifica sublime e djemve e vajzave të Kosovës dhe përballë gjenocidit dhe krimeve të Millosheviçit dhe gjithë onturazhit të tij, ushtarak dhe politik është e patjetërsueshme dhe ta kthesh atë siç po duan ta ta risjellin tani në jetën politike tonën. Unë dua të shpreh jo vetëm besimin e plotë për udhëheqësit e kësaj lufte dhe përkrahjen time dhe LSI-së dhe jam e bindur që do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptarë që për hirë të së vërtetës kanë nisur të rilulëzojnë në rajon, megjithatë si çdo sfidë tjetër kur ne të gjithë bëhemi bashkë edhe kjo sfidë do kalojë edhe pse do të ketë dhimbjet e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjes, për tu marrë me gjera që nuk i takojnë politikës shqiptare. Politikës shqiptare i takon të merret me situatën në të cilën gjenden sot shqiptarët me mungesën e punës, shpresës ekonomisë në xhepat e shqiptarëve. Rihapja e një debati të tillë është vetëm tërheqje e vëmendjes nga përgjegjësia, premtimet që nuk janë mbajtur asnjëherë, shfokusimin hallet e përditshme, të dëshirës së të rinjve dhe të rejave që duan të ikin se nuk kanë asnjë shpresë. Një kryeministër që merret me një gjë që nuk ekziston. Në fakt duhet të merret me rimbursimin e ilaçeve të Covid, duhet të merret me krijimin e pavioneve në çdo spital rajonal për tu krijuar mundësinë çdo shqiptari të marrë shërbim. Të bëjë testime në masë që të izolohen rastet, dhe më pas të gjurmohen në mënyrë të tillë për të zhvilluar jetën normalisht edhe pse jemi në pandemi. Prandaj them që çështja e këtyre akuzave nuk është gjë tjetër veç largim vëmendje, që Rama është munduar ta bëjë sa herë ka pasur probleme, për të larguar vëmendjen nga varfëria apo nga mosmbajtja e premtimeve. Basha ka qenë shumë i qartë në sqarimet e tij.”-tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...