Një histori e fabrikuar nga Top Channel dhe Edi Rama u mor mbrëmë nga televizionet kombëtare, të cilat e debatuan gjatë.
Dëshmitari Milaim Bellanica pretendon se një kasetë me filmimet e masakrës së serbëve në Krushë të Madhe ia ka dorëzuar kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha.
Por i pyetur nga gazetari Enton Abilekaj, ai ngec pas pyetjes se kur e ka dorëzuar kasetën. Ai thotë se UNMIK ka shkuar te ai në prill, por Abilekaj thotë se UNMIK është formuar në qershor.