“Kujt po i shërben Edi Rama?”, PD i përgjigjet kryeministrit: Mjaft e keqpërdore Kosovën! Ja borxhi që i ke shqiptarëve

Tuesday, 17 November 2020 16:18

 

Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Edi Rama sot se është zhytur në batak, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimi në përballjen me krizën e COVID-19.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka teksa publikoi një video me deklaratat për UÇK-në, Shtëpinë e verdhë dhe kreun e PD-së Lulzim Basha tha se gjithë skema e mashtrimi është rrëzuar tashmë. Paloka i kërkoi kryeministrit Rama të mos e keqpërdorë më Kosovën duke shtuar se ia “ka borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ka sajuar”, pasi “ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, firmosi me të marrëveshje”.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë👇janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh:

 

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

 

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje.

Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua.

Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...