“As bukën e gojës nuk e nxjerr”- Sipërmarrësi i biznesit të vogël i qan hallet, Basha: Së bashku do t’i japim fund kësaj situate dhe do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë!

Tuesday, 17 November 2020 17:15


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi ditën e sotme sipërmarrës të biznesit të vogël, i cili është një ndër të goditurit më rëndë nga pandemia e koronavirusit.


Artan Murati, pronar i një biznesi familjar, para Bashës u shpreh se xhiroja ditore në biznesin e tij ka rënë në një minimumin ekstrem dhe ekzaktësisht sot ka qenë vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Pjesë nga diskutimet:

Lulzim Basha: Si po të shkojnë punët ?

Artan Murati: Shumë dobët është.

Lulzim Basha: Xhiro ka rënë besoj ?

Artan Murati: Po, ka ra fare ne maksimum.

Lulzim Basha: Si ja del?

Artan Murati: Ashtu duke e shtyrë. Kam marrë një kredi me një fjalë edhe..

Lulzim Basha: Kredi për të mbajt hap dyqanin?!

Artan Murati: Po. Asnjëlloj të ardhure. As bukën e gojës nuk e nxjerr. Ja sot skam bërë as xhiro asgjë, 5 mijë lekë xhiro ka dyqani.

Lulzim Basha: Kjo është xhiro e vetme ?

Artan Murati: Kjo është xhiro e sotme.

Basha i tha sipërmarrësve se kjo duhet të ishte periudha kur qeveria duhej ta ndihmonte më shumë biznesin shqiptar, ashtu siç qeveria e Kosovës apo qeveritë e tjera të rajonit ndihmuan bizneset e vendeve të tyre.

Kreu demokrat premtoi se qeveria e dalë nga 25 prilli do t’i japë fund kësaj neglizhence dhe shpërdorimi kriminal të resurseve shtetërore, nëpërmjet një plani për ta ndihmuar ekonominë duke filluar me njerëzit e thjeshtë që kanë mbetur pa asnjë të ardhur, atyre që kanë humbur vendet e punës, ndihmë për njerëzit e thjeshtë, ndihmë për biznesin duke filluar nga biznesi i vogël, ndihmë për të gjithë ata që sot kanë nevojë më shumë se kurrë që shteti, paratë e taksave t’i çojë për të ndihmuar ata.

Lulzim Basha: Kjo ishte koha që Shqipëria të ndihmonte njerëzit, shteti të ndihmonte njerëzit në nevojë dhe shumica dërrmuese e bizneseve të vogla që janë në prag falimentimi, kanë muaj që nuk gjenerojnë asnjë fitim. Dolën të dhënat sot që Shqipëria është ekonomia me akreditimin më të ulët nga të gjithë vendet e tjera të Ballkanit. Çfarë gjëje më të rëndësishme mund të bëjë qeveria në një moment të tillë përveçse t’ju vijë në ndihmë ju? Kjo është kryesorja. Edhe në këtë kohë, ajo që po ndodh është e kundërta, paratë e taksave tuaja, paratë që paguani ju, po zhduken në xhepat e një grushti klientësh së qeverisë. Dhe kryeministri merret nga mëngjesi deri në darkë me sulme politike, me shpifje ,me trillime. Këto as ju ndihmojnë ju, as e ndalojnë krizën, vetëm e thellojnë krizën. Prandaj të jesh i sigurt që së bashku do t’i japim fund kësaj. Duhet t’i kthejmë shpresën Shqipërisë. T’i japim një shpresë të re Shqipërisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...