Vasili: Komiteti i Ekspertëve inekzistent! Maskat dhe mbyllja e lokaleve nuk dhanë rezultat

Tuesday, 17 November 2020 19:26

 

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili masat e marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, fillimisht vendosja e maskave me detyrim dhe më pas mbyllja e bareve dhe lokaleve pas orës 22:00 nuk kanë qenë efikase. Në një intervistë në ABC me gazetarin Endri Xhafo Vasili deklaroi se deri Komiteti i Ekspertëve ka qenë inekzistent.

“Komiteti i ekspertëve ka qenë inekzistent. Nuk bënte as sugjerime dhe as nuk ka qenë i dukshëm. Ata vendosën maskën me detyrim. Cilat ishin rezultatet. Pak para ditësh u mbyllën lokalet por treguesit janë keq e më keq. Rritja është në masën 18 deri në 20% brenda një dite.

 

Problemi është i tillë se kemi të bëjmë me raport vrastar: Shumë nga këta për fat të keq betimin e hipokratit ja kanë shitur hipokritit. Deri tani asnjë nga masat e sugjeruara nuk kanë dhënë asnjë lloj efikasiteti. Masat që nuk prodhojnë efekt mbi pandeminë se nuk lëvizin shifrat do të thotë se ky komitet është shfaqur gabim“, tha Vasili.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...