Rama: Kush thotë se shqiptari nuk duhet ta shesë shqiptarin te i huaji, është derr nacionalist!

E mërkurë, 18 November 2020 11:00

 

Edi Rama gjatë këtyre 8 viteve që ka qenë në pushtet, sa herë që ka dashur që të fajësojë opozitën për raportet skandaloze të ndërkombëtarëve që pasqyrojnë situatën reale të vendit, ka përdorur rëndom një parullë: Unë nuk e shaj kundërshtarin politik dhe Shqipërinë në gjuhë të huaj!

Faktikisht ai po inskenon dhe po prodhon lajme të rreme në gjuhën shqip, të cilat që në mënyrë të rrufeshme përkthehen në serbisht, siç po bën aktualisht me sulmet ndaj Lulzim Bashën për Kosovën

Por çfarë mendonte (jo për sharjen), por edhe për shitjen e shqiptarit nga shqiptari te të huajt, Edi Rama, 25 vite më parë?!
Në një intervistë të dhënë në atë periudhë (8 tetor 1995) për gazetën “Koha Jonë”, kur u pyet se si do t’i përgjigjeshit atyre që thonë se sidoqoftë shqiptari nuk duhet ta shesë shqiptarin tek i huaji, ai me bindje të fiksuar deklaronte se ata që mendojnë kështu janë derra nacionalistë

Duket se kjo bindje e rrënjosur herët që në rini, e ka shoqëruar Ramën, edhe në bisedat e shumta sekrete dhe të hapura me mikun e tij të ngushtë Aleksandër Vuçiç dhe të tjerë, që ende nuk kanë dalë në skenë.

“Të thuash që “shqiptari nuk duhet ta shesë shqiptarin tek i huaji” do të thotë të jesh një derr i padurueshëm nacionalist, një individ i rrezikshëm për ardhmërinë e shoqërisë ku jeton, sepse bota nuk ndahet në shqiptarë dhe të huaj, të paktën bota e njerëzve. Asnjë e keqe nuk i ka ardhur botës së njerëzve prej komunikimit, prej përzierjes së kulturave, gjuhëve, racave. Përkundrazi. Por ja që dashnorët perversë të Shqipërisë, hije të dala nga dosjet e zeza të së kaluarës, masturbatorët e vonuar që i janë qepur pas karvanit të mpakur e të mplakur të pushtetit, intelektualët me emrin e fituar në marshimin triumfal të diktaturës, kërkojnë të na imponohen si profetë të demokracisë duke zgjatur bërrylat mbi sofrën e kombit dhe duke ju hakërryer me terma inkuizicionale kujtdo që nuk mendon si ata. Zoti ua ndaloftë dorën kur do t’ju duhet të dorëzojnë çiftet në mbarim të këtij sezoni të fundit të gjuetisë së tyre të neveritshme!”, deklaronte Rama në vitin 1995.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...