Ish-deputetja Tabaku: Rama tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim, ministrat e BE shkërmoqën dje propagandën e tij

E mërkurë, 18 November 2020 12:07

 

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa thekson në një postim në “Facebook” se ai tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!

Tabaku e cilëson mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin.

 

“Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptar”, shkruan mes të tjerash Tabaku.

Reagimi i Tabakut:

 

Edi Rama tradhëtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!
Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.
Tradhëtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.
Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman Qe këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus. Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare.
Tradhëtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte.
Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhëtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.
Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama.
Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri.

Modifikuar më E mërkurë, 18 November 2020 20:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...