Berat Buzhala:Mesa di unë, Basha nuk ka qenë kreu i UNMIK

E mërkurë, 18 November 2020 13:08

Vazhdojnë deklarata nga Prishtina në lidhje me akuzat e rreme që Edi Rama ka ngritur ndaj kruet të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Është sërish gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ai që bën ironi me këto akuza, ndërsa tregon se cili ka qenë roli i shqiptarëve të Shqipërisë në organizatën e UNMIK-ut.

Buzhala tregon edhe disa episode gjatë gjyqeve në Prishtinë, ku përkthyesit ishin nga Shqipëria dhe nuk rakordoheshin me atë që thonin të akuzuarit apo gjykatësit e prokurorët.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:

Une si gazetar, pas perfundimit te luftes, i kam percjelle gjykatat, kryesisht gjykimet qe beheshin kunder komandanteve te UCK'se. Me kujtohet nje gjykim i Sabit Gecit. Ne seance perkthejke nje i Shqiperise, nuk ka qene Lul Basha e as cika e Berishes, por ketu nuk eshte esenca.

"Ku je kane ti", e pyetke prokurori nje te akuzuar?

"Une jam kane ne lug te livadhit, e ai tjetri osht kane me nifar trapi", i thojke i akuzuari.

Ky perkthyesi i Shqiperise mendojke qe ky kur po fole per trap, e ka fjalen per nje person tjeter, edhe thojke "he ëas together ëith an asshole". Ky komandanti kur thojke trap mendojke ne hendek.

Ose kur e ka pas pyet gjyqtarja Sabitin per nje femen qe punojke me njje striptiz bar ne Vranjevc.

"Mister Geci did you have sex ëith one of the girls that ëas ëorking there".

Perkthyesi pa nje pa dy: Gjyqtarja po pyet: Zoti Geci a keni beri seks me njeren prej vajzave qe ka punuar aty?

Ne salle kish familjar te te akuzuareve. Vec kur ja kane nise me bertite: Hej djalo, kqyr cka po perkthen aty.

Me fjale te tjera stafi i Shqiperise qe ka punu ne UNMIK pak a shume kete rol e ka pase.

Gjithe kjo fushate e te majtes, bashke me mediat qe i kane ne dispozicion, me e portretu Lul Bashen si tradhtar une po besoj qe burimin e kane te sondazhet. Nuk cohet njeri me mend ne kry me i ra gurit e drunit, me krejt fuqine propaganduese, me e sulmu shefin e opozites pse ka punu me nje mision legal ne Kosove, cfare ka qene misioni i UNMIK'ut. Me UNMIK'un, ne hallka te ndryshme te tij, ka punu Thaci, Rugova, Haradinaj, dhe 2 milion te tjere kosovare.

Dikush ka punu ne drejtesi, dikush ne sektor te mediave, dikush te policise e dikush te prokurorise. Luli shef i UNMIK'ut, me sa mu me kujtohet, nuk ka qene.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...