Votim online për zgjedhjet në LSI, Braimllari: 21 nëntori, paralajmërim i fitores në 25 prill

E mërkurë, 18 November 2020 13:57

 

Të shtunën, Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë zgjedhjet në parti, ndërsa më 5 dhjetor do të mbahet Konventa Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, i ftuar në studion e emisionit “7pa5” pohoi se Konventën Kombëtare, LSI-ja do të marrë vendime shumë të rëndësishme, pasi do të ketë në fokus krizën e shkaktuar nga pandemia. Teksa siguroi një pjesëmarrje masive ne zgjedhjet për delegatë, Braimllari theksoi se 21 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi sipas tij do të jetë paralajmërimi i fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

“Kemi përfunduar fazën e organizimit të strukturave tonë të zgjedhjes së drejtuesve nëpër organizata të partisë. Ditën e shtunë do të mbahen zgjedhjet për delegatë dhe kryetaren e LSI-së. Zgjedhjet për delegatë janë shumë të rëndësishme, sepse përfaqësojnë me mandatin e tyre anëtarësinë në Konventën Kombëtare të LSI-së, e cila do të mbahet më 5 dhjetor dhe do të marrë vendime shumë të rëndësishme. Është një konventë që do t’i përshtatet edhe situatës së pandemisë. LSI-ja është e vetmja parti që ka aplikuar votimin elektronik, në vitin 2012, delegatët votuan elektronikisht. Ishte një risi për kohën. Anëtarësia e LSI-së është e gjitha e përfshirë në një sistem, e cila do të mendohet online. Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë”, nënvizoi Endrit Braimllari.

 

Më tej, Braimllari sqaroi se personat që nuk kanë mundësi t’i drejtohen zyrës së partisë, mund të aplikojnë votimin online.

“Është një risi që u detyruam ta bëjmë për shkak të situatës së pandemisë. Në 21 nëntor, do të jetë pjesëmarrje masive e anëtarësisë së LSI-së për t’i dhënë mesazhin e qartë fitores së 25 prillit. I gjithë fokusi ynë ka si qëllim kryesor fitoren spektakolare më 25 prill. Sfida më e madhe është krijimi i vendeve të reja pune. Rama akuzohet shumë nga LSI-ja për shkak sepse ka të bëjë me një qëllim kryesor: në këto 4 vite, ai i mbylli vendet e punës, nuk i hapi. Fokusi kryesor ka të rinjtë, gratë dhe krijimin e vendeve të reja pune. Do të ketë dy mënyra votimi, personat që kanë mundësi do t’i drejtohen zyrës së partisë, të cilët do të votojnë fizikisht, por do të ketë edhe një votim online, përmes një platforme që do të bëhet publik. 21 nëntori do të jetë një ditë fitore që do t’i paraprijë 25 prillit. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...