Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj të gjitha tentativave që thotë se po bëhen lidhur me manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Vasili paralajmëron ata që po merren me këto procese se do të burgosen dhe do t´u priten duart.
“Kushdo nga Rilindja në Qeveri, që do guxojë të manipulojë me Gjendjen Civile të qytetarëve, duke bërë transferime nga një qytet në tjetrin me qëllim për ti penguar të votojnë ta dijnë mirë se : DO TU PRITEN DUART DHE DO BURGOSEN”, shkruan Vasili.
Më herët ish-deputeti Vangjel Tavo në një postim në rrjetet sociale shkruante se “e frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera”.