“BE refuzoi negociatat”, Pollo: Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë, qytetarët duan një qeveri që do të sjellë shpresë

E mërkurë, 18 November 2020 15:16

 

Përmes një deklarata nga selia e PD-së, ish deputeti Genc Pollo reagoi sot lidhur me lajmet se Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër. E vërteta sipas Pollos është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.

“Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar.
Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka.

 

Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.”- u shpreh Pollo, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit.

Deklarata e plotë:
Siç e kemi mësuar nga lajmet, dje Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër.
E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.

 

Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm.

 

Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar.
Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka.
Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.

Shqiptarët kanë nevojë jo për një qeveri që sheh gjithë ditën interesat personale; por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin në udhën drejt Bashkimit Europian.

 

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...