Rita Ora di si t’i bëjë krenarë të gjithë, këngëtarja e uron vëllain me këto foto ku s’mungon flamuri shqiptar

E mërkurë, 18 November 2020 16:55

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por famë ndërkombëtare, Rita Ora ka vendosur ta urojë vëllain e saj në ditën e lindjes me disa kujtime ku ka zbuluar dhe anën patriotike të familjes.

“Gëzuar ditëlindjen Don. Është dita jote sot vëllai i vogël, të dua shumë, je shumë i zgjuar dhe me humor e s’mund ta besoj që tani je 23-vjeç. Akoma ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Ora krah fotove me vëllain, i cili është i veshur me kostumin tradicional shqiptar.

Këto pamje kanë marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve që kanë komentuar për të uruar Donin, por dhe për të treguar me krenari origjinën shqiptare.

Rita i ka treguar përherë rrënjët e saj, ndërsa në vitin 2012 realizoi dhe videoklipin ‘Shina ya light’, i cili ishte një pasqyrim në disa minuta i vendit që këngëtarja dhe prindërit e saj kaluan një pjesë të kohës para zhvendosjes në Londër

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...