Veton Surroi i kthehet Ramës për sulmin ndaj Bashës: Po vepron si Daçiç, situata delikate

E mërkurë, 18 November 2020 22:42

 

Si e shikon Veton Surroi sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj kundërshtarit politik të tij, kreut të PD-së, Lulzim Basha duke e akuzuar se është përfshirë në hetimet e EULEX?

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma analisti i njohur nga Kosova nënvizon se kemi të bëjmë me një situatë delikate që nuk mund të shfrytëzohet për luftën e brendshme politike.

 

Veton Surroi për RTV Ora: “Nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as ambientit politik dhe as shqiptarëve në Shqipëri që kjo çështje të shfrytëzohet për luftën e brendshme politike.

Fillimisht duhet të largohemi nga ky etiketim i njerëzve sepse kemi të bëjmë me një situatë delikate, në të cilën a ka qenë kush i përfshirë si hulumtues apo përkthyes etj, nuk mund ti vihet gishti pasi vihemi në të njëjtën situatë që ka hyrë Serbia. Ish ministri i jashtëm Daçiç i cili para disa muajsh akuzonte serbët se kanë folur kundër kryerjes së krimeve në Serbi dhe kanë treguar varrezat masive.

Kosova për fat të mirë nuk e ka këtë dimension të krimit të organizuar çfarë ka pasur Serbia me varrezat masive, por nuk mund të hyjmë në të njëjtin diskurs të trajtimit të një çështje kaq delikate sa balllafaqimi me të kaluarën.

Surroi nënvizon se ballafaqimi me të kaluarën do të zbulojë dhe moment të pakëndshme por pas 20 vitesh këto duhet të shërbejnë më shumë si mësime historike sesa konfrontime.

Veton Surroi për RTV Ora: Ne po hyjmë në një fazë të ballafaqimit me të kaluarën ku do të dalin dhe gjëra krejtësisht të pakëndshme. Do të dalë momenti i konflikteve politike por dhe të armatosura për primat politik. Por këto duhet ti marrim si pjesë të historisë. Kemi një distancë të mjaftueshme prej 20 vitesh dhe duhet të jenë mësime historike se sa konfrontime të brendshme politike.“

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...