Firma që bën 'kërdinë: Rama rikthehet pas 119 ditësh në qeveri

E Enjte, 19 November 2020 09:30

 

Nga 22 korriku deri në 18 nëntor janë plot 119 ditë mungesa për Kryeministrin Rama në drejtimin e qeverisë.

Sipas asaj që zbulohet në faqen e Kryeministrisë pas çdo mbledhjeje të qeverisë, para mbledhjes së ditës së djeshme, Kryeministri Rama e kishte drejtuar kabinetin për herë të fundit në 22 korrik.

Që nga 22 korriku deri më 18 nëntor janë plot 13 mbledhje të qeverisë që janë drejtuar nga zëvendësi i Ramës, Erion Braçe.
Përgjatë këtyre pothuajse 4 muajve që kreu i qeverisë Rama nuk ka qenë në drejtimin e mbledhje të kabinetit qeveritar, ky i fundit ka dërguar në Parlament një sërë ligjesh dhe vendimesh të një rëndësie të veçante. Ndër më madhorët vlen të theksojmë buxhetin e shtetit, i cili u miratua në Kuvend vetëm pak ditë më parë.

 

Nuk ka statistika zyrtare për mungesat e një Kryeministri shqiptar në mbledhjen e qeverisë, por me shumë gjasë, kjo mospjesëmarrje e Ramës në drejtimin e qeverisë në këto 119 ditë besohet të jetë ndër më të gjatat, në mos më e gjata.

Sakaq, nuk dihet se përse ka ndodhur kjo mungesë kaq e gjatë e Kryeministrit në mbledhjet e qeverisë, pasi në publik ai në këto muaj është shfaqur vazhdimisht, pa asnjë ndërprerje, shkruan Panorama.

Këtë situatë e ka ironizuar edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu me një punim te gazeta MAPO. Ndiqeni më poshtë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...