Maratona online e “Fjongos Blu”, Meta: Domosdoshmëri, mobilizimi i të gjitha burimeve për të parandaluar abuzimin e fëmijëve

E Enjte, 19 November 2020 13:19

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë pjesë e fushatës së CRCA të quajtur maratona online e “Fjongos Blu”, ku ka theksuar domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha burimet shoqërore, por edhe shtetërore, për të ndërmarrë masa më energjike konkrete, për të parandaluar abuzimin e fëmijëve, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e tyre.

Meta shkruan se të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit dhe mbi të gjitha atë të ndëshkimit maksimal të këtij fenomeni.

 

“Në kuadër të nismës kombëtare kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve #NeJemi1, si dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, e pranova me shumë kënaqësi ftesën e CRCA për të marrë pjesë në Maratonën online të “Fjongos Blu”.
Nënvizova domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha burimet shoqërore, por edhe shtetërore, për të ndërmarrë masa më energjike konkrete, për të parandaluar abuzimin e fëmijëve, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e tyre.
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve është një shkelje tepër flagrante e të drejtave të njeriut, tërësisht e papranueshme.
Të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit dhe mbi të gjitha atë të ndëshkimit maksimal të këtij fenomeni! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...