Krimet seksuale ndaj fëmijëve, Meta: Duhen ndërmarrë urgjent hapa konkret, Kuvendi të miratojë ligjin!

E Enjte, 19 November 2020 16:46

 

 

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit “të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.

 

Mesazhi i Metës:

Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.

 

E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët janë e sotmja dhe ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt. Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e Atdheut tonë të përbashkët. 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...