Maliqi: Socialistët e zhgënjyer do të “fundosin” Ramën. Berati do kthehet i djathtë

E Enjte, 19 November 2020 20:07

 

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se humbjen më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama do e ketë nga socialistët e zhgënjyer. Sipas tij, opozita duhet të jetë në terren, e gjitha në terren, për të mposhtur këtë të keqe të madhe që po i merr jetën shqiptarëve.

”Unë e kam thënë me kohë ku e ka nga socialistët, nga zhgënjimi i madh. Por unë mendoj se e ka edhe nga sovrani I unitetit kombëtar, e ka drejtëpërdrejtë nga njeriu që e bëri kryetar bashkie, që e bëri kryeministër, që e ndihmoi të marrë partinë, që është Ilir Meta. Pavarësisht se qëndron mbi palët, 2 marsi tregoi se ka një mbështetje të gjerë të socialistëve të zhgënjyer që kanë ikur tashmë nga Rilindja dhe të elektoratit gri. Këta socialistët e zhgënjyer dhe elektorati gri i besojnë më shumë socialistit që është Presidenti Ilir Meta dhe ai e shikon që qëndrimin dinjitoz i presidentit në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë, kundër veprimeve korruptive të KED, kundër veprimeve të parlamentit që voton në grup PPP-të apo veprime të tjera janë në sinkron me të drejtat e qytetarëve”,-tha Maliqi në ”Ora News”.

Nën cilën sigël do të jeni në zgjedhjet e 25 prillit, Maliqi u shpreh se ”Do të jem brenda koalicionit PD-LSI. Qarku i Beratit nga i majtë do të kthehet në të djathtë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...