Pandemia, Fatmir Mediu kundër ndalimit të takimeve elektorale: Cënon procesin zgjedhor

Premte, 20 November 2020 21:44

 

Ndalimi i takimeve politike prej Komitetit të Ekspertëve për parandalimin e Covid 19 është konsideruar veprim i padrejtë dhe shkelje ligji prej kreut të PS Fatmir Mediu. Në takimin me drejtuesit e forcës politike ai theksoi se nuk do të lejojë dëmtimin e procesit të zgjedhjeve.

“Nisur nga deklarimi i grupit të ekspertëve që ndalohet takimet me më shumë se 10 veta, në ambiente të mbyllura apo të hapura, duke vazhduar pastaj në mënyrë specifike me ndalimin e aktiviteteve politike dhe të partive politike mendojmë se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë përsa i përket procesit zgjedhor dhe lirisë dhe mundësisë së qytetarëve për të komunikuar me politikën për të kuptuar se kush duhet të jetë vendimi i tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është drejtpërdrejt një pengesë në procesin zgjedhor të partive politike por dhe e qytetarëve. Ne të bëjmë të mundur të bashkojmë të gjithë opozitën kundër një regjimi të korruptuar i cili do të shpërdorë çdo lloj mjeti dhe çdo lloj mënyrë për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të kontrolluar jetën politike, për të kontrolluar shoqërinë shqiptare dhe padyshim për të manipuluar procesin zgjedhor”, deklaroi Fatmir Mediu.

 

Në zgjedhjet e 25 prillit republikanët priten të jenë në koalicionin e opozitës së bashkuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...