Këtë të shtunë, më 21 nëntor, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvillojnë zgjedhjet për anëtarët e Konventës Kombëtare dhe kreun e ri të partisë.
Që në orët e para të mëngjesit ,në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në këtë proces zgjedhor bie në sy ,jo vetëm mënyra tejet qytetare e votimit ,por edhe një pjesmarrje e jashtëzakonshme.
LSI si të gjitha forcat politike është para zgjedhjeve të 25 prillit ,por ka vendosur t'a shndërrojë këtë proces në një mesazh jo vetëm të zakonshëm politik, por në një mesazh qytetarie dhe shprese për të gjithë shqiptarët . Kjo është ajo që lexohet në këtë proces zgjedhor . Pavarësisht cilës forcë politike i përkasim jemi të gjithë shqiptarë ,i përkasim vendit tonë ,kombit tonë .
Mesa duket LSI sot ka vendosur t'a përcjellë këtë mesazh qytetarie dhe integriteti jo vetëm me pjesmarrjen por edhe me mënyrën sesi po menaxhohet kjo pjesmarrje e ky votim.
Një hap i ri; i sigurtë drejt së ardhmes.