Berisha/Deget nuk duhet te na fshehin trungun! (pjesa e dyte)

Saturday, 21 November 2020 11:12

Mohimi i genocidit serb ne Kosove.
Narkoparlamenti i Edvinit njelloj si Duma e Putinit dhe parlamenti i Dodikut mohon genocidin serb ne Kosove!

|||
Miq, pas firmosjes me padronin e tij Vuçiç te marreveshjes me Serbine diten e gjyqit ne Hage te ish udheheqesve te UÇK dhe te Kosoves, dhe heshtjes si fija e barit ndaj kercenimit te Kosoves me lufte nga ky i fundit, argati i Beogradit ne Tirane, Edvin Kristaq Rama urdheroi javen qe kaloi heqjen para votimit ne parlament nga rezoluta ne mbeshtetje te UÇK dhe luftes saj te frazes, ne te cilen permendej dhe denohej genocidi serb ne Kosove.

Me kete akt antikombetar Edvin Rama rrjeshton haptas veten ne radhen e armiqve me te eger dhe me albanofob e me racist te kombit shqiptar.

Me kete akt Zografi Bis mohou me narkoparlamentin dhe narkopartine e tij, me urdher te padronit te vet Vuçiç, de juro dhe de fakto genocidin serb ndaj kombit shqiptar ne Kosove.

Keshtu, sipas Edvin Rames, Partise Socialiste te Shqiperise dhe narkoparlamentit te tyre, ne Kosove nuk ka patur genocid serb ndaj shqiptareve. Ky eshte sherbimi me i madh qe Tirana zyrtare i ben Beogradit dhe argati i Tiranes i ben padronit te tij Vuçiç.
Pas kesaj rezolute te Edvin Rames, Beogradi do tju thote te tjereve se genocidi serb ndaj shqiptareve te Kosoves eshte thjeshte nje mit i tyre, te cilin nuk e pranon as Shqiperia.

Nje votim te tille armiqesor ndaj Kosoves dhe kombit shqiptar perveç Beogradit mund te benin vetem Duma e Putinit dhe parlamenti i Republika Srebska te Dodik dhe askush tjeter.

Ky akt i urrejtjes primitive te Edvin Kristaq Zografit ndaj kombit shqiptar kaloi ne teresi krejt pa u shenuar nga mediat ne Shqiperi dhe ne Kosove dhe perveç nje reagimi te perfaqsuesit te Vetvendosjes ne Tirane nuk pati reagime te tjera.

Miq, me mohimin e genocidit serb ndaj shqiptareve ne Kosove, Edvin Kristaq Rama mohou njeren nga barbarite me mizore te Europes gjate dy shekujve te fundit dhe kete e bene vetem njeriu qe nuk ka ndjenja dhe ndergjegje njerezore ose qe urrejtja ndaj kombit shqiptar i ka paralizuar te gjitha fakultetet mendore.

Genocidi serb ndaj shqiptareve ne Kosove eshte genocidi me i vjeter, me i eger, me i gjate pas atij kunder hebrejve ne historine e Europes. Ai ze fill ne fillimin e viteve 1800 dhe kulmon pas marreveshjes se Shen Stefanit dhe Kongresit te Berlinit dhe me pas perseritet ne permasa edhe me tragjike me barbarite serbe ndaj shqiptareve ne luftrat ballkanike.

Ky genocid vazhdoi me egersi te papare gjate dhe fill pas luftes se Dyte Boterore por dhe ne dekaden e fundit te shekullit qe kaloi, si genocidi i fundit ne Europe.

Ai ne teresine e tij eshte i shenuar si njera nga mizorite me te medha ne historine e botes.
Me mohimin e genocidit serb ne Kosove, Edvin Kristaq Rama shkelmon mbi gjakun jeten e te pakten te rreth 1 milion shqiptareve femije, te rinj, gra, te moshuar, burra qe u vrane, u masakruan, u dogjen, u spastruan nga votrat e tyre nga serbet barbare ne 142 vitet e fundit vetem e vetem se ishin shqiptar.

Historia e genocidit serb ndaj shqiptareve, qe mohoi Zografi bis ne narkoparlamentin e tij, nje nje akt flagrant i urrejtjes ndaj kombit shqiptar, eshte i dokumentuar ne dhjetra e dhjetra vepra historike te autoreve me serioz te kohes, austriake, angleze, gjermane, amerikane, hungarez, shqiptare, nordik por edhe rus dhe serb.

Genocidi serb kunder shqiptareve te Kosoves, te cilin e mohoi ne nje akt makaber e çnjerezor Edvin Kristaq Zografi eshte i vertetuar shkencerisht dhe perfundimisht edhe nga Komisioni Nderkombetar per Hetimin e Shkaqeve dhe Pasojave te luftrave Ballkanike
dhe hetime te tjera nderkombetare.

Ai eshte i pasqyruar ne qindra e mijra artikuj raportazhe, deshmi ne shtypin kryesor te kohes.

Genocidi serb kunder shqiptareve te Kosoves i dekades se fundit te shekullit qe kaloi, te cilin ne nje akt te tradhetise se larte kombetare e mohoi Edvin Kristaq Zografi me narkoparlamenin e tij, eshte i gdhendur ne memorien e kohes ne qindra e mijra denoncime e fjalime te personaliteteve politike te huaja dhe shqiptare, qindra e mijra artikuj dhe dokumenta te publikuara ne mediat e shkruara dhe elektronike me te medha te kohes, ne debate dhe rezoluta te institucioneve me serioze nderkombetare te OKB, Kongresit te SHBA, Parlamentit Europian etj

Te votosh ne parlamentin shqiptar rezolute per mbeshtetjen e UÇK duke refuzuar me urdher te Beogradit te njohesh genocidin serb ne Kosove do te thote te perdoresh luften e UÇK, sakrificat dhe te renet e saj per te çliruar Beogradin nga barra e krimeve te tmerrshme qe ka kryee edhe 20 vite me pare.

Me kete akt antikombetar monstruoz, argati i Beogradit mohon dhe perdhos vrasjen, masakrimin dhe zhdukjen e 13 mije femijve, grave, burrave, te moshuarve dhe debimin me dhune nga vatrat e tyre te mbi 800000 mije qytetareve dhe djegien e shkaterrimin e mbi 127 mije shtepive ne Kosove.

Ky mohim eshte gjithashtu nje perdhosje e madhe e luftes se UÇK, te reneve te saj kunder ketij genocidi.

Duke perfunduar, denoj me forcen me te madhe aktin e mohimit te genocidit serb ndaj shqiptareve te Kosoves si nje akt antikombetar, antinjerezor te Edvin Kristaq Rames dhe e garantoj kete armik te eger te qenirs shqiptare se shume shpejt do marre pergjigjen qe çdo komb i qytetaruar u rezervon tradhtareve te tij. sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...