“LSI është e aftë për gjëra të jashtëzakonshme”, voton Petrit Vasili: Procese të tilla i japin frymëmarrje shoqërisë

Saturday, 21 November 2020 12:02

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve.

Duke folur për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Osman Stafa, Vasili vlerësoi procesin zgjedhor në LSI, duke thënë se synimi kryesor është t’iu japë zë qytetarëve.

“Hapësirat shoqërore dhe politike me LSI vazhdojnë të jenë model, sa i takon gjithëpërfshirjes dhe asaj që qytetarët bëhen vendimmarrës. Procese të tilla të hapura i japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti shoqërisë. Në një kohë ku nuk dëgjohen qytetarët, profesionistët, njerëzit e ndershëm, LSI është një derë e hapur që e krijon këtë mundësi dhe i jep zë asaj. Thelbi i këtij procesi votimit të LSI është pikërisht ky mesazh që ka brenda. Ka mjaft që e kanë përdorur këtë mundësi pozitivisht. Mundësia ku të gjithë brezat të bashkëjetojnë më së miri është LSI. Nuk ka qenë e lehtë për mua fizikisht që të merrja pjesë në votime. Kjo situatë po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme, në këto ditë të vështira”, tha Vasili.

 

I pyetur se sa ka ndikuar pandemia në këtë votim, numri dy i LSI deklaroi se “Deri më tani pjesëmarrja është pozitive. Pandemia ka influencën e vet, nuk mund ta mohojmë këtë, por inteligjenca e LSI për votim online bëri të mundur që të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. E di që LSI është e aftë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme, por kaq shumë, jam vërtet i emocionuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...