Kryemadhi:"Pjesëmarrja masive e të rinjve sot ,tregon se fitorja e LSI me 25 prill do të jete shumë me e madhe".

Saturday, 21 November 2020 13:25

Këtë të shtunë, më 21 nëntor, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvillojnë zgjedhjet për anëtarët e Konventës Kombëtare dhe kreun e ri të partisë.

Që në orët e para të mëngjesit ,në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në këtë proces zgjedhor bie në sy ,jo vetëm mënyra tejet qytetare e votimit ,por edhe një pjesmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve dhe të rejave .

"Sot dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë. Shoh shumë gra në listë, kanë ardhur vajza në LSI e janë bërë nëna, shoh edhe shumë të rinj. Garoj për tu rikonfirmuar, por po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues që do dalë nga ky proces. Ekipi që do drejtojë LSI në misionin kombëtar për t’ju dhënë shqiptarëve punësim, arsim cilësor, ulje kosto jetese dhe cilësi. Fitorja e LSI do jetë e jashtëzakonshme, është fitorja e të rinjve dhe të rejave”,- u shpreh Kryemadhi

Të rinjtë kanë qenë të parët që u janë drejtuar qendrave të votimit për drejtuesit e rinj. “Po shkojmë të votojmë për ekipin fitues të 25 prillit“, shprehen ata të entuziasmuar

LSI si të gjitha forcat politike është para zgjedhjeve të 25 prillit ,por ka vendosur t'a shndërrojë këtë proces në një mesazh jo vetëm të zakonshëm politik, por në një mesazh qytetarie dhe shprese për të gjithë shqiptarët . Kjo është ajo që lexohet në këtë proces zgjedhor . Pavarësisht cilës forcë politike i përkasim jemi të gjithë shqiptarë ,i përkasim vendit tonë ,kombit tonë .
Mesa duket LSI sot ka vendosur t'a përcjellë këtë mesazh qytetarie dhe integriteti jo vetëm me pjesmarrjen por edhe me mënyrën sesi po menaxhohet kjo pjesmarrje e ky votim.

Pjesëmarrja masive e të rinjve sot në procesin e votimit ,tregon se fitorja e LSI me 25 prill do të jete shumë me e madhe.

 

 

Modifikuar më Saturday, 21 November 2020 13:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...