Fluks urgjencash me Covid 19 te “Shefqet Ndoqi”, tre ambulanca me pacientë në pritje prej 1 ore

Saturday, 21 November 2020 15:07

 

Gazetari Erion Skëndaj i pozicionuar para Urgjencës së spitalit të Sanatoriumit, ose Covid 2, thotë se problemi kryesor që shqetëson pacientët, stafin por edhe familjarët e pacientëve është mungesa e kapaciteteve brenda tij.

Siç shihet dhe në pamje, gazetari thotë se tre autoambulanca me pacientë po presin prej një ore të shtrohen në spital, ndërsa brenda tyre, po marrin oksigjen pacientët në pritje

“Prej 15 nëntorit problematikë kryesore sa i përket shtrimeve në spitalet Covid është Sanatoriumi që duhet të përballojë të gjitha urgjencat që vijnë nga Veriu, verilindja dhe urgjencat e Tiranës mbi 60% të totalit të urgjencave. Janë 3 autoambulanca që qëndrojnë prej një ore të parkuara, kur dimë që brenda tyre ka pacientë. Ajo që përsërisim është fakti se këtu s’ka vend në urgjencë, jo më në pavion. Duhet të lirohet një vend në urgjencë që të futet një tjetër Familjarët kanë pasur edhe momente tensioni ndaj bluzave të bardha që po bëjnë të pamundurën, e shikojnë pacientin që ndodhet aty, iu ndryshohet bombola e oksigjenit aty, por asgjë nuk ka ndryshuar”,- tha Skëndaj.

Sipas Skëndajt, jashtë kamerave mjekët apelojnë me urgjencë të hapet Covid 4 që të përballohet ngarkesa që kanë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...