Zgjedhjet e LSI në Vlorë.Luan Rama: Jemi forca vendimtare për rrëzimin e regjimit

Saturday, 21 November 2020 17:29

 

Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon zgjedhjet për kreun e partisë dhe delegatët e Konventës Kombëtare. Pjesëmarrja në gjithë vendin është e jashtëzakonshme. Në të 12 qarqet, janë me mijëra qytetarë që u janë drejtuar kutive të votimit. Ndërkohë, për herë të parë për një parti politike në vend, LSI po zhvillon votimin online. Anëtarë të kësaj force politike në vendet e BE, SHBA dhe gjithë botën, kanë marrë pjesë në votimin elektronik.

Në Vlorë, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje tregon dhe fitoren që po vjen më 25 prill. Luan Rama tha se LSI është forca vendimtare që do të rrëzojë regjimin e partisë që sot është në pushtet.

 

“Është në ADN-në e LSI-së të qenit ofensiv, të qenit të vendosur dhe fushatat përgjithësisht e stimulojnë më shumë këtë qasje, këtë trend të veprimit elektoral të LSI-së, aq më tepër që në këtë situatë politike në të cilën gjendet vendi, situata ekonomike dhe kemi parasysh tërë kompleksitetin e faktorëve që lidhen me kostot e mëdha të qeverisjes, LSI-ja në Vlorë po përpiqet dhe do t’ia arrijë të bëjë të mundur, që jo vetëm të rrisë rezultatin e vet elektoral, por do të jetë dhe jam i bindur për këtë gjë, do të jetë forca vendimtare e regjimit të një regjimi apo kaste që e ktheu qeverisjen në qeverisje korruptive. Vlora ka qenë dhe mbetet misionarja më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare dhe misionare e rëndësishme e dimensioneve qytetare të angazhimit, në të mirë të vendit. Sot janë zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë për Kryetarin e LSI-së në rang kombëtar dhe në nivel lokal çdo strukturë e LSI-së zgjedh delegatët e vet, në rastin konkret këtu zgjidhen delegatët e LSI-së, që do të përfaqësojnë Vlorën në Konventën Kombëtare të LSI-së. Pastaj në datën 5 dhjetor ku do të mbahet Konventa Kombëtare, do të zgjidhen forumet e tjera drejtuese të partisë”,-deklaroi Luan Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...