Basha përkujton 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare, frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE

Diel, 22 November 2020 13:49

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka perkujtuar 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Basha theksoi se ky Kongres eshte dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët dhe frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.

“Si sot 112 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare.

Kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

150 delegatë të të gjitha përkatësive fetare, nga të gjitha krahinat shqipfolëse dhe të diasporës vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin latin me 36 shkronja që përdorim sot e kësaj dite.

Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare.

Sot i kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres dhe frymëzohemi prej tyre për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane”, shprehet Basha.

Modifikuar më Diel, 22 November 2020 14:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...