Kosto e huamarrjes së brendshme prek minimum të ri historik, borxhi i qeverisë më i lirë se kurrë

Hënë, 23 November 2020 08:30

 

Yield-i i instrumenteve të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare shënoi një minimum të ri historik në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar zbriti në nivelin 3.71%, nga 3.75% që kishte qenë në fund të tremujorit të dytë dhe 3.85% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Yield-mesatar ka rënë, megjithëse Ministria e Financave këtë vit i është kthyer zgjatjes së së maturitetit mesatar të huamarrjes.

Në fund të shtatorit, maturiteti mesatar i letrave të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm (pa përfshirë Bankën e Shqipërisë, që blen vetëm instrumente afatshkurtër) arriti në 860 ditë, nga 843 ditë në fund të tremujorit të dytë dhe 845 ditë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Pas vitit 2014, qeveria shqiptare nisi të rrisë maturitetin mesatar të instrumenteve të borxhit, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit të shpeshtë. Aktualisht, instrumentet afatgjatë (me maturim mbi një vit) përbëjnë pothuajse 68% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë qendore, nga 51% që zinin në vitin 2013.
Epoka e normave të ulëta të interesit dhe gjendja likuide e tregut të brendshëm e ka ulur ndjeshëm koston e huamarrjes së qeverisë shqiptare, duke zbutur pjesërisht barrën e borxhit të lartë publik, që pas vitit 2013 mori përmasa shqetësuese. Vitin e kaluar, interesat përbënin 3.16% të stokut të borxhit publik, nga 5.82% që zinin në vitin 2010.
Vitin e kaluar, borxhi publik sipas shifrave zyrtare ishte sa 66.25% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa interesat e borxhit të paguara nga qeveria shqiptare ishin sa 2.09% e PBB-së; ndërkohë, në vitin 2010, megjithëse borxhi ishte sa 57.71% e PBB-së, interesat ishin sa 3.36% e tij. Shifrat e mësipërme tregojnë qartë se në dekadën e fundit pesha e interesave ndaj borxhit total ka ardhur në rënie të ndjeshme.
Gjithashtu, rritja e huamarrjes së jashtme përmes emetimit të eurobondeve e ka ulur kërkesën për hua më tregun e brendshëm financiar, duke krijuar më shumë bollëk likuiditeti dhe më shumë konkurrencë mes investitorëve për të blerë letrat e borxhit të qeverisë. Tashmë borxhi i jashtëm përbën pothuajse 49% të stokut total, nga 43% që zinte në vitin 2010.

Interesat e borxhit publik kaluan me sukses edhe momentin e krizës që ekonomia pësoi pas goditjes së papritur të pandemisë së Covid-19. Falë injektimit të lartë të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë dhe gjendjes së shëndetshme të sektorit bankar, yield-et e titujve të huamarrjes nuk refelektuan rreziqet nga tkurrja e ekonomisë dhe rritja e fortë e borxhit publik.

Pandemia i përmbysi planet e qeverisë për një ulje graduale të borxhit publik poshtë kufirit të 60%. Ministria e Financave e vlerësonte borxhin publik në fund të 9-mujorit në nivelin rekord prej 79.72% të PBB-së, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet një ulje e lehtë me rreth një pikë përqindje./E.Shehu/MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...