Kryemadhi: Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm

Tuesday, 24 November 2020 10:24

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sot para mediave ku ka folur për procesin zgjedhor që kjo forcë zhvilloi pak ditë më parë si dhe situatën në vend dhe qëndrimin opozitar.

Kryemadhi tha se Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sek e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së.
Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.
Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, deklaroi Kryemadhi.
E pyetur nëse ka kryetarë të PS-së kanë hequr dorë nga PD dhe i janë bashkuar LSI-së, ajo tha se beteja jonë sot më shumë se kurrë nuk është rilindas-socialistë por kundër shpopullimit. “Slogani ynë ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Por ta dish që ka shumë socialistë”, tha kryetarja e LSI-së

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...