“I kërkoj prokurorisë të nisë hetimet për vdekjen e nënës time”, eksperti i PD publikon dëshminë e një qytetari: Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia

Tuesday, 24 November 2020 13:51

 

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e një qytetare, nëna e të cilit ka vdekur si pasojë e COVID-19. Në dëshminë e publikuar nga PD, ai thotë se në skedën e marrë në morg, thuhej se shkak ishte arresti kardiak, ndërkohë që nëna kishte qëndruar një javë në spital COVID. Ai i kërkon prokurorisë të nisë hetimet.

Ndërkohë ekspert i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi thotë se me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.

 

POSTIMI I PLOTË
Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.
Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhen pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetarët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.
Kjo është e turpshme!
Ne vendin tonë, fakeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.
Kjo duhet të marrë fund menjëherë!
Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...