“Pro mbylljes së shkollave”, Solis: Politika kontrollon shifrat, pse është rritur numri i të vdekurve

E mërkurë, 25 November 2020 21:09

 

Mbyllja e shkollave në këtë periudhë pandemie është një domosdoshmëri, pasi fëmijët edhe pse nuk i vuajnë pasojat e Covid-19, janë shpërndarës shumë të mirë. Kështu u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu, në “Radari Informativ” në ABC.

“Brezi i ri nuk është ai që i vuan dëmet, por është distributori më i mirë. Mbyll shkollat dhe rrit testimet e shpejta.”

 

Sa u përket këtyre të fundit, Solis u shpreh se janë një hap shumë i madh përpara. Sipas tij, testimet e shpejta do të jenë efektivë veçanërisht nëpër kolektivë.

“Do të jetë shumë i efektshëm, nëpër kolektiva, nëpër spitale duhet të jetë jashtëzakonisht..Metoda me PCR është etaloni, por kjo me një sensivitet shumë të lartë, do bëjë të mundur që çdo njeri në kohë reale do të dijë gjendjen. Do të jete shpëtimtare, për vetizolimin dhe për uljen e zinxhirit të transmetimit.”

Duke iu rikthyer sërish mbylljes së shkollave, ish-ministri tha se situata është jashtëzakonisht fleksibël dhe se shpëtimi sipas tij do të jetë vaksina.

Ndërsa, i pyetur nëse mendon se po manipulohen shifrat e të vdekurve nga Covid-19, Solis tha se protokolli që po ndiqet është i saktë, por sipas tij, nuk ka munguar një tendencë e politikës për t’i pasur shifrat nën kontroll.

Kurse, duke komentuar shifrat e Institutit të Statistikave për vdekshmërinë në tremujorin e tretë të vitit, ish-ministri tha se nuk kemi të bëjmë vetëm me vdekje nga Covid. Sipas tij, mungesa e shërbimit spitalor, po bën që ta pësojnë personat me probleme kronike.

“Shifrat nga INSTAT nuk janë shifra puro Covid. Ka persona që kanë probleme shëndetësore dhe shkojnë me vonesë, sëmundje kardiovaskulare, njerëz me shërbime të munguara. Mungojnë shërbimet bazë të Infektivit dhe Sanatoriumit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...